Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Miyrovicës, Ekrem Sadiku, i shoqëruar nga zyrtarë komunalë, ka inspektuar mbarëvajtjen e procesit të korrje-shirjeve në sipërfaqet e mbjella me grurë në fshatin Vidimriq në veri të qytetit të Mitrovicës.
Gjatë vizitës, drejtori Sadiku ka bashkëbiseduar me disa nga bujqët e asaj zone, të cilët e njoftuan drejtorin me mbarëvajtjen e procesit të korrje-shirjeve.
Nuhi Behrami ka theksuar se këtë vit rendimentet e grurit kanë arritur pritshmëritë e tyre.
“Rendimenti i grurit për këtë vit është në nivelin e kënaqshëm. Pitshmëritë tona për këtë vit janë pothuajse të përmbushura”, ka thënë Behrami.
Drejtori Sadiku e inkurajoi fermerin Behrami për punën e bërë, njëherësh premtoi vazhdimin e mbështetjes nga Komuna për fermerët kultivues të grurit.
Këtë vit, në komunen e Mitrovicës janë mbjellur rreth 1100 ha grurë dhe se tani më bujqët janë në fazën përfundimtare te korrje-shirjeve. Ndër problemet të cilat janë paraqitur edhe këtë vit janë parcelat e vogla dhe të ndara, koha e papërshtatshme për mbjelljen e grurit për shkak të thatësirës e cila ka mbretëruar në vjeshtën e vitit të kaluar, numri i vogël i autokombajnave etj.
Por deri më tani gjithçka ka shkuar sipas planifikimit pa ndonjë problem të madh dhe rendimenti është mjaft i kënaqshëm e sidomos nëse i krahasojmë me vitet paraprake, deri me tani mesatarja sillet rreth 3900kg/ha.