Kortezhi me trupin e pajetë të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, pas homazheve para Teatrit Kombëtar është nisur drejt varrezave të fshatit Zllatar të Prishtinës, ku ai do të prehet.
Ceremonia e varrimit do të nisë në ora 14:00.
26-vjeçari i cili ishte aktivist i Vetëvendosjes vdiq në rrethana të pasqaruara derisa ishte në Qendrën e paraburgimit në Prizren.
Fotot: Ekonomia Online