Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori Kosnett uroi Zëvendëskryeministrin e parë, Hoti dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten mbështetësit kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme duke theksuar se SHBA-të janë një partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.