Kosnett takon liderët institucionalë, kërkon heqjen menjëherë të tarifës

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot përfaqësuesit e institucioneve të reja të vendit, nga të kërkoi që të largohet tarifa ndaj produkteve të Serbisë.

Në një postim të Ambasadës Amerikane në faqen e Facebookut bëhet e ditur se Kossnet ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, zv.kryeministrat Avdullah Hoti e Haki Abazi, si dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

“Në të gjitha këto takime, sikurse në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënies së ShBA-së me Kosovën, me fokus në avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, dhe përfitimet ekonomike që do të ketë, duke i hequr menjëherë tarifat”, thuhet në njoftim.

Image may contain: 3 people, people sitting
Image may contain: 2 people, people standing and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, living room, table and indoor
Image may contain: 5 people, people sitting and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme