Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka folur gjatë në një intervistë për portalin RajoniPress. Kosnett ka folur për taksën dhe mos pajtimet në këtë raport me Qeverinë e Kosovës, për dialogun me Serbinë, për zyrtarët me aktakuza të ngritura dhe lufta kundër krimit të organizuar, për liberalizimin e vizave dhe për porosinë e tij që kosovarët të jenë optimist.
“Mendoj se miqësia e Kosovës me SHBA është e fort si guri dhe askush nuk duhet të dyshojë në këtë miqësi. Në të njëjtën kohë është e natyrshme që të dy qeveritë tona të kenë mospajtime ndonjëherë lidhur me ndonjë çështje politike, por kjo nuk do të thotë se miqësia jonë është në krizë. Prapë po e them se jo vetëm në interes të Amerikës, por është edhe në interes të Kosovës është që taksa të hiqet përkohësisht, që të fillojë procesi prapë i dialogut. Më lejoni të them se në këtë drejtim kemi mospajtime me Ramush Haradinajn dhe nuk është vetëm ai nga politikanët që është në favor të takës, të mos e personalizojmë çështjen”, ka thënë Kosnett.