Është zhvilluar ndeshja e parë e Kombëtares U-19 në Maribor kundër Kombëtares U-19 të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfundoi baras pa gola.
Kryesisht ishte një lojë e baraspeshuar, por gjithsesi e fortë.
Ndërkaq, pas ndeshjes përzgjedhësi Ramiz Krasniqi tha:” Ishte një lojë e fortë ku nja 30 minutat e parë u mbizotërua nga kundërshtari por pa asnjë rast shënimi, më pastaj djemtë e morën veten dhe ne mbizotëruam ndeshjen. Krijuam një rast të qind për qindt.
Në pjesën e dytë kryem ndërrim e të futbollistëve sikur që bëri edhe kundërshtari por sërish djemtë tanë ishin më të mirë. Ishte një lojë e mirë dhe e fortë por në radhët e tona u ndje lodhja nga udhëtimi i gjatë sidoqoftë i përgëzojë futbollistët për angazhim të jashtëzakonshëm”. Ndeshjen e dytë Kombëtarja e jonë do ta zhvillojë më 9 gusht.
Kosova U-19: F. Gashi, Pllana, Maloku, Vitija, Celina, I, Krasniqi, K. Krasniqi, Shehu, Kavkazi, Pajaziti e Hyseni, Luajtën edhe: Behluli, G. Gashi, Kadriju, Reka, Shabani, Kapra, Terziu, Kastrati, Brahimi e Bytyqi.