Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova de facto është në gjendje të jashtëzakonshme

Kosova de facto është në gjendje të jashtëzakonshme

Ka shumë zëra pro et contra rreth paralajmërimit të Presidentit për nxjerrjen e dekretit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, e cila ka përfshirë vendin tonë. Personalisht, duke ndjekur situatën konsideroj se emergjenca shëndetësore deri me tani ka arritur qe me sukses të përballoj gjendjen me të infektuarit e identifikuar. […]

Ka shumë zëra pro et contra rreth paralajmërimit të Presidentit për nxjerrjen e dekretit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, e cila ka përfshirë vendin tonë. Personalisht, duke ndjekur situatën konsideroj se emergjenca shëndetësore deri me tani ka arritur qe me sukses të përballoj gjendjen me të infektuarit e identifikuar.

Por po ta shohim nga perspektiva e vendimeve dhe masave të ndermarrura deri me tani nga ministria e shëndetësisë dhe dega e ekzekutivit ne përgjithësi, si: ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor, mbylljen e lokaleve, bareve, restoraneve, tregjeve, qendrave tregtare, pezullimin e linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor, mbylljen e kufijëve, reduktimin e e punës së stafit të administratës, shtyrjen e pagesave të tatimeve dhe taksave taksave tjera, pastaj karantinimin e disa qyteteve, e tashmë se fundi edhe karantimin e qytetarëve të cilët po vijnë nga shtetet e jashtme të prekura me këtë pandemi, DE FACTO edhe jemi në gjendje të jashtëzakonshme!

Konsideroj se e vetmja gjë për të cilën institucionet e ekzekutivit nuk kanë mundësi te nxjerrin vendim për ta aplikuar si masë në këtë situatë, është kufizimi i i të drejtave dhe lirive të njeriut, respektivisht kufizimi i lirisë së lëvizjes ne rast të fatkeqësisë natyrore, e cila masë mund të mirret vetëm përmes shpalljes dhe votimit të dekretit, ashtu siç e percakton neni 133 paragrafi 1.3 dhe paragrafi 4 i Kushtetutës së Kosovës.

Në këtë “Dekret” do të mund të inkorporoheshin të gjitha këto masa që janë marrr deri me tani, duke përfshirë ne të edhe masën e kufizimit të lirisë së lëvizjes, e cila masë fatkeqësisht po shihet se është e domosdoshme, duke parë qarkullimin dhe lëvizjen e pa kontrolluar të qytetarëve nëpër rrugët, parqet dhe vendet e hapura publike!

Alarmi nga të gjithë profesionistët shëndetësor për luftimin e kësaj pandemie, konsiston në respektimin e rekomandimeve për mbyllje dhe qëndrim në shtëpi, duke ju shmang daljeve ne vende publike individualisht dhe ne mënyre grupore, gjë qe siç po shihet nuk kemi pasur sukses me masat e deritanishme ta ndalojmë!

Andaj, duke parë se tashmë pothuajse të gjitha masat janë ndërmarrur nga institucionet kompetente, përveç masës si element qenësor në luftimin e kësaj pandemie, siç është kufizimi i lirisë së lëvizjes, kufizim ky që në rrethana normale cenon të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, e vetmja mundësi që të parandalojmë një përhapje të këtij virusi nga moskujdesi i qytetarëve për ti ndalur lëvizjet e panevojshme të tyre, është qe edhe DE JURE të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, me qëllim të ruajtjes dhe kujdesit të shëndetin të përgjithshëm të qytetarëve të vendit tonë.

Dekreti duhet të përcaktoj natyrën e gjendjes së jashtëzakonshme/emergjente, si dhe masat e domosdoshme apo të nevojshme qe duhet të mirren me rastin e kufizimit të tê drejtave dhe lirive themelore të njeriut, e të cilat duhet të jenë në përputhje dhe respektim të plotë të nenit 55 dhe 56 të Kushtetutës.

Të ngjashme