Sveçla zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Austria
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Republikës së Austrisë, Karl Nehammer.
Me këtë rast, ministri Nehammer e uroi ministrin Sveçla për postin e tij të ri si ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj bisede telefonike u fol lidhur me marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet, dhe u ri-konfirmua se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej në avancimin e institucioneve që ofrojnë sigurinë.
Gjithashtu, ministri Nehammer shprehi gatishmërinë e shtetit të Austrisë për përkrahje të mëtejme për Republikën e Kosovës dhe në veçanti për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucioneve të sigurisë.