Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Safet Softic.
Abazi ka thënë se me Softic kanë biseduar për zhvillimet rajonale.
“Diskutuam zhvillimet rajonale dhe mundësinë për intensifikim të marrëdhënieve përbrenda kornizave që karakterizojnë raportet fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, perspektivën Evropiane të rajonit dhe përmbushjen e kriterit për fqinjësi të mirë”, ka njoftuar Abazi në Facebook.