Kosova dhe Malta nënshkruajnë kornizën e vazhdimit të bashkëpunimit

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Nënshkrimi i saj është bërë nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher.

Marrëveshja sipas MPJD-së përfshin: Shkëmbimim e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve; Shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre; Thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile; Afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT; Bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve; Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor; Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Ai falënderoi Republikën e Maltës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e përhershme të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme