Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum bashëpunimi në fushën e mbrotjes

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me homologen e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska,  kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit lidhur me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Me këtë memorandum synojmë të bashkërendojmë dhe sinkronizojmë kornizën ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të gjitha marrëveshjeve tona”.

“Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme