Kosova dhe RMV, Mickoski thotë se do të kenë bashkëpunim ekonomik mbi gjysmë miliardë euro

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se shpreson se kjo energji e bukur e pritjes sot dhe koha e mirë do të jenë një shtytje, siç theksoi për marrëdhënie akoma më të mira dhe që janë po ashtu të shkëlqyeshme.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe presionet rajonale. Nëse punojmë bashkë jemi më të fuqishëm. Uniteti është ai që fqinjët duhet t’i bëjë më të fuqishëm”, tha ai.

Lidhjet jo vetëm shtetërore, por dhe familjare mes dy vendeve, ai tha se duhet ta shtrojnë bashkëpunimin dhe më shumë në vitet e ardhshme.

Këtë vit, Mickoski tha se bashkëpunimi ekonomik do jetë mbi gjysmë miliardë euro tregti mes dy vendeve tona.

“Në vitet që pasojnë do të punojmë që bashkëpunimi ekonomik të jetë dhe më i madh”, tha ai duke shtuar se tani Kosova dhe RMV kanë 17-18 milionë treg të përbashkët.

Mickoski njoftoi se sot nënshkruhen marrëveshje energjetike dhe për kalime kufitare.

Të ngjashme