Kosova dhe Shqipëria më së shumti preferojnë Merkelin

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 11:32 | Nga

Gallup International ka realizuar anketën e vitit 2018 në lidhje me mendimet që kanë qytetarët e 55 shteteve për udhëheqësit botërorë.

Të anketuarit janë pyetur nëse kanë mendim negativ apo pozitiv për presidentin amerikan Donald Trump, presidentin rus Vladimir Putin, presidentin turk Recep Erdogan, kancelaren gjermane Angela Merkel, si dhe liderë të tjerë.

Kosova dhe Shqipëria që të dyja kanë nxjerrë kancelaren gjermane Angela Merkel si lideren e preferuar, përcjell KsP.

Në Kosovë 77% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Merkel, kurse në Shqipëri kjo shifër shkon në 82%.

57% te kosovarë kanë mendim pozitiv për Erdogan, kurse 47% e tyre e shohin pozitivisht presidentin amerikan Trump. 10 % të kosovarëve kanë mendim pozitiv për Putinin, kurse 59 për qind kanë mendim negativ për të.

Mirëpo, përderisa Kosova dhe Shqipëria kanë përputhje në preferencën ndaj Merkelit, një dallim i madh vërehet në mënyrën si e shohin qytetarët e të dy vendeve presidentin rus, Putin.

Në Shqipëri lideri i dytë më i preferuar është presidenti rus Putin, me 68% njerëz që ndajnë mendim pozitiv për të.

Për Trumpin 67 % e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim pozitiv, kurse 30 % ndajnë mendim negativ.

Rezultatet e plota mund t’i gjeni në këtë link:

http://www.gallup-international.com/wp-content/uploads/2017/12/2017_Global-Leaders.pdf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme