Nënkryetari i AKB-ës, Suat Berisha u prit nga Kryetari í Odës Tregtare të Izmirit, Selami Özpoyraz. Nënkryetari Berisha, i informoi për progresin që ka bërë Kosova në avancimin e kushteve të bërit biznese si dhe prezantoj mundësit që i ofron Kosova, në ato sektore në të cilat mund të bashkëpunohet me bizneset e Izmirit dhe Kosovës,duke potencuar resurset e mëdha në energji, sektorin e teknologjisë Informative, sektorin e industrisë së lehtë, sektorin agrar dhe në fushën edukimit.
U shkëmbyen edhe të dhënat statistikore mbi këmbimin tregtar në mes të Kosovës dhe Izmirit, i cili është i pafavorshëm për Kosovën, nga të cilat del se Kosova importon nga Izmiri 23 mil. euro, ndërsa eksporton vetë 3 mil. euro, ndërsa bashkëpunimi I dy institucionet tona ka një zanafillë që nga viti 2014 dhe për këtë jemi mirënjohës tha Berisha.
Me këte rast, Selami Özpoyraz- Kryetari i Odës Tregtare të Izmirit u zotua se shkëmbimet tregtare te favorshëm për Kosovën, mund të përmirësohet dukshëm vetëm përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët. Kryetari i Odës Tregtare të Izmirit, kemi kënaqësinë që te ju presim me një delegacion të AKB-ës së bashku me afaristë të ndryshëm të Kosovës , të na vizitoni neve si Odë Tregtare të Izmirit dhe bizneset tona me qëllim të rritjes së këtij bashkëpunimi, sidomos në fushë e energjisë nga thëngjilli, energjisë së ripërtërishme nga era dhe dielli, si dhe në fusha tjera industriale.
Me këtë rast u pajtuam që të vizitojnë bashkëpunimi dhe të zhvillohen takimet edhe me tutje të cilat do na japin mundësit e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes bizneseve tona.