Kosova do të ishte më afër NATO-s po të mos qeverisej nga një qeveri që e shpërfill koordinimin

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 13:37 | Nga Agon Maliqi

Christopher Hill është ambasador në Serbi, atë punë e ka, me e ledhatu opinionin publik në Serbi.

Ndërkohë ai dhe ambasada atje paralelisht rrjedhin informata në media (shikoni raportin e javës së shkuar në median opozitare Nova TV) se Serbia i ka financuar kompanitë e Radojçiçit disa ditë pas Banjskës – informatë që “koincidoi” me deklaratën e Escobar në Prishtinë.

Për ata që duan të kuptojnë dhe nuk janë delirantë gjeopolitik që mendojnë se politika e SHBA duhet të diktohet prej Kosovës, në lojë më shumë është njëfarë strategjie perfide e përqafimit cinik të Vuçiqit deri në vdekjen e tij politike; e përdorimit të dobësisë së tij për ta shtyrë marrëveshjen me Kosovën dhe e zbutjes së sentimentit anti-perëndimor në Serbi.

Deklarata e Hill është teknikisht e saktë: Serbia ka më shumë ushtrime të përbashkëta me NATO-n dhe po kontribuon në prioritetin e saj kryesor që është armatimi i Ukrainës.

Edhe Kosova sot mund të ishte më afër NATO-s po të mos qeverisej nga një qeveri që e shpërfill koordinimin me NATO-n, kërcënon në kurriz të saj dhe mundohet t’ia diktojë politikën.

Të ngjashme