Në një kohë kur Kosova po numëron humbje të shumë futbollistëve që po shkojnë te Shqipëria apo edhe shtete tjera, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka arritur ta afrojë një futbollist mjaft shpresëdhënës për të ardhmen.
Bëhet fjalë për Eliot Bujupin, i cili ka pranuar që të përfaqësojë “Dardanët”, shkruan Gazeta Express.
Kjo u bë e ditur përmes kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili edhe i ka uruar mirëseardhje 16-vjeçarit.
Ademi gjithashtu ia dorëzojë Bujupit fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Ademi:
Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi.
Ai është pjesë VfB Stuttgart dhe ishte anëtar i Kombëtares së Gjermanisë U17, ku u paraqit në 10 ndeshje.
Elioti është një prej sulmuesve më përspektiv dhe golashënues i spikatur në Bundesligën U17.
Eliotit i uroj suksese dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga kordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu.
Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës”.