Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka përmbyllur me humbje kampanjën kualifikuese për Kampionatin Europian.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar sonte në kuadër të ciklit kualifikues, Kosova pësoi humbje 0-4 nga Anglia.
Ashtu si gjatë këtyre ditëve, edhe në këtë ndeshje anglezët u mikpritën nga ‘Dardanët’, por në fund fitorja u takoi ‘Tre Luanëve’.
Harry Winks, Harry Kane, Marcus Rashford dhe Mason Mount shënuan golat e fitores për anglezët.
Vlen të theksohet se kjo ishte humbja e parë e Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./GM