Kosova del të jetë vendi i parë në botë për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi, sipas themeluesit dhe Drejtorit të Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol.
Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ka publikuar një tabelë në rrjetin social Twitter, në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë.
Sipas tabelës, Kosova renditet e para për numrin e të vdekurve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.
Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë pas edhe Amerikën, e cila renditet në vendin e nëntë.
Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara dje nga IKSHP-ja në Kosovë, brenda 24 orëve kanë vdekur 11 persona.
Sipas të dhënave të IKSHP-së, deri më 12 gusht janë shëruar 6 mijë e 411 persona, derisa mbeten aktivë edhe 4 mijë e 19.