Pavarësisht alarmeve të vazhdueshme të cilat po lëshohen nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për rrezikun që i kanoset Kosovës nga Serbia, me sulme të ngjashme terroriste si ai i 24 shtatorit, pushteti i 14 shkurtit po vazhdon të shqetësohet më shumë sesi do të dalë në sondazhin e radhës.
Në Lëvizjen Vetëvendosje dhe nga në ish-partinë e presidentes Osmani, duket se po qëndrojnë me kalkulator në duar, duke mbledhur e zbritur shifrat e sondazheve, shkruan Demokracia.com.
Së pari, vetëm një javë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kryeministrit Kurti iu kishte duke e rëndësishme dhe i kishte rënë ndërmend të merrej me sondazhet.
“Në matjet më të hershme të UNDP-së dhe barometrit publik të Ballkanit, besimi në qeverinë është mbi 55% dhe është më i larti në Ballkan. Me këtë besim ecim përpara të gjithë, pra bashkë drejt mandatit të ri kur t’i vjen koha. Sot kur po flasim, mbështetja popullore për qeverinë është me e madhe se ditën që u zgjodhëm në Kuvend me 67 vota, me datë 22 mars të vitit 2021”, kishte thënë Kurti më 30 shtator 2023, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Vetëm një javë pas sulmit terrorist, Kurtit i bien ndërmend votat: Besimi në Qeveri është mbi 55%… bashkë drejt mandatit të ri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak të dështimeve të shumanshme në qeverisje, i ka rritur së fundmi përpjekjet e manipulimit të qytetarëve të Kosovës, qoftë përmes prezantimit apo edhe fshehjes së statistikave të organizatave të ndryshme. Një nga statisitikat që po mbahet fshehur prej tij, tregon se 57% e qytetarëve të Kosovës janë të pashpresë dhe duan të ikin nga Kosova.
Të pashpresë, 57% e qytetarëve duan të ikin nga Kosova | Kurti fshehu të dhënat e frikshme të raportit që iu referua me mburrje.
Menjëherë pas Kurtit, edhe njëri nga kryetarët e partisë së vogël, Guxo, Faton Peci, ka lënë në harresë rreziqet me të cilat përballet Republika e Kosovës, por vëmendjen e ka përqendruar te gjendja e subjekteve politike në sondazhet apo matjet e opinionit publik.
“Sondazhi i qershorit ka qenë shumë i keq për opozitën, i shtatorit krejt katastrofal. LDK-ja dhe PDK-ja bashkë, janë diku nën 30% në nivel të Kosovës. Në dy-tre palë zgjedhjet e fundit, matjet e opinionit kanë tregu se pak ka pasë ndryshim në aspektin e përqindjes. Ne [koalicioni VV-Guxo] jemi mbi 50%. Është pika më e lartë e përkrahjes qytetare prej që e kemi pasë partneritetin në vitin 2021 e deri tash”, ka thënë Peci mbrëmjen e 18 tetorit 2023.
Peci: Po rritemi, koalicioni VV-Guxo mbi 50%
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti e përmendin shpesh se Kosova, një vend që sigurohet nga aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, ballafaqohet me rrezikun e luftës nga Serbia.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, të cilët erdhën në pushtet me premtime të mëdha për zhvillim ekonomik dhe lehtësim të jetës së qytetarëve të Kosovës, duket se e kanë gjetur strehën ku mund të fshehin dështimin dhe keqqeverisjen e tyre që nga viti 2021.