Kosova e ShBA-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Transatlantik të Evropës Juglindore që u zhvilluar në Washington.

Në qendër të diskutimeve të këtij forumi ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ShBA-së, ku Rafuna në emër të Kosovës nënshkroi memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit me ShBA-të.

“Kryetari Rafuna, në emër të Republikës së Kosovës, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit “Fuqizimi i bashkëpunimit turistik transatlantik në mes të Ballkanit Perëndimor  dhe Shteteve të Bashkuara” që ishte dhe pika kulmore e këtij forumi dy-ditor”.

“Forumi u organizua nga “Transatlantik Leadership Network” në bashkëpunim me “Atlantic Council” dhe u mbajt në Capitol Building, në selinë e Senatit dhe të Kongresit Amerikan”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se në këtë forum u fol edhe për mundësitë dhe sfidat e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara, me theks në sektorin e energjisë, turizmit, bankave e financave dhe digjitalizimit.

Të ngjashme