Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e procedurave doganore

Elbasan | 26 Nën 2021 | 10:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

Ai tha se kjo marrëveshje ka për qëllim zbatimin e lehtësirave, thjeshtimin e kryerjes së obligimeve doganore dhe lehtësimin e pritjeve në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje sipas Kurtit parasheh vendosjen e Zyrës së Kosovës në Portin e Durrësit.  

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministrat e Brendshëm të dy shteteve. 

Të ngjashme