Kjo nuk është një mos respekt ndaj Albin Kurtit. Ai ka respektin maksimal për atë se ka fituar mbi 50% të votave dhe ka qenë besnik kauzave të tija dy dekada para qeverisjes. Çështja është që mometalisht sfidat e Kosovë janë të shumta dhe duket që qeveria apo ministrat po punojnë individualisht, pa koordinim dhe menaxhim, dhe sfidat kryesore të kosovarëve nuk po adresohen. Pozita politike diplomatike është në nivelin më të ulët ku edhe rrezikohet siguria kombëtare se ne ende nuk kontrollojmë kufjët vet. Janë pesë sfida ku shifet angazhimi direkt i qeverisë ose veprimet e pozocionet që ndërmerren janë jo-adekuate.
- Çmimet astronomike dhe kosto e jetesës: Ky është problemi më i madh i qytetarëve në Kosovë dhe nuk më befason aspak. Kemi inflacion në disa produkte deri 150% e paga mesatare neto është zbritur në -8.3% vitin e fundit. Familjet dhe qytetarët janë në hall të madh dhe nuk po ja dalin në këto kushte. Çka po bënë kryeministri për këtë, apo edhe qeveria? A e keni ndëgjuar të kenë një program të vetëm me e frekuar inflacionin? Nuk ka asnjë. Ka një abstenim total nga kjo problematike dhe qytetarët janë lënë vet.
- Kriza e Punëtorëve: Kjo po i shkatërron bizneset dhe ekonominë. Kemi, në njërën anë mungesë e kërkesë të punëtorëve, e në anën tjetër zyrtarisht i kemi mbi 700,000 qytetar në moshë pune që janë jashtë tregut të punës ose të papunë. Nje mish-mash total i shkathësive dhe nevojave të tregut. Ka biznese që mbyllen shkaku i këtye problemeve. Çka po bënë kryeministri dhe qeveria, a ka një program serioz për këtë? A e keni ndëgjar këtë sfidë nga ta.. Nuk ka asnjë intervenim serioz për këtë. Ekonomia po digjet e qeveria po krakoset e krihet me disa statisikta selektive që nuk janë kualitative. Shumica ablsolute e bizneseve e ndien këtë krizë dhe askush se ka parë dorën e qeverisë deri më tani.
- Krizat në Veri dhe me Dialog. Kosova është më keq se më parë në veri. Serbët lokal nuk janë të integruar dhe kemi shqiptarë të dërguar me polici në komunat serbe. Politika dhe verprime të paqëndrueshme dhe afatshkurtëra. Të gjitha duhet të korrektohen. Zgjedhje të reja duhet të ketë që të ketë funksionomi dhe legjitimitet të kryetarëve, se vetëm legale nuk majtojnë në demokraci. Kriza e veriut është e thellë dhe jo pragmatike. Incentivët ekonomik, biznesore dhe programet ekonomike do mund të ndryshonin gjendjen për të mirë. Komunat serbe nuk u përfshinë në Lojërat Mesdhetare ndërsa arteria kryesore që lidhe Prishtinën me Veriun, Rruga Prishtinë-Mitrovicë nuk u përfundua. Kryministri ka një casje të ‘bashkimit të trojeve shqiptare’ të shekullit 19 që nuk funksionon dhe i bënë dëm Kosovës.
- Ekonomia ka rënë nga 16.32% në 2.02% dhe rrezikojmë të futemi në regres apo recesion. Deficiti apo humbja tregtare sa 50% e gjithe ekonomisë, aq dalin mjete jashtë çdo vit. Cili është plani i kryeministrit apo qeverisë për këtë? Asnjëherë nuk ndëgjojmë temat të tilla me interes të lartë publik. Ministra e Kryeministri flasin vetëm kur ju konvenon apo kur kanë një lajm të mirë. “Kemi pasur rritje ekonomike 10%”… por nuk tregjojnë që paga mesatare neto është rritu 60% më pak sesa ekonomika apo se kjo nuk është ekonomi kualitative. Mundon një casje dhe terapi ekonomike që do të gjeneronte rritje për të gjithë dhe do t’i përmirësonte shërbimet publike sikurse arsimin dhe shëndetësinë përfshi sigurinë dhe mbrojtjen.
- Armiqësimi me SHBA dhe BE. Kurrë më shumë nuk kemi qenë të ‘armiqësuar’ me SHBA dhe BE. Ky është kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak se qeveria e Kosovës nuk e në dorë mbrojtjen e kufinjëve të Kosovës, e ka KFOR/NATO. Përpos që jemi larguar nga aleatët tanë gjatë mandatit të Kryeministrit, ne i kemi afruar dhe bashkuar aleatët tanë me kundërshatrët tanë. “Kosova duhet të ndryshoj kursin e Serbia duhert të vazhdoj të mbetet konstruktive’ kështu tha emisar i i SHBA-së dhe kjo është momenti më i ulët që 25 vitë i Kosovës në diplomaci.
Mundemi me vazhdu ende me argumente valide, por këto janë kryesoret dhe shumë serioze. Kjo tregon që kryeministri aktual nuk është i përshatshëm për gjendjen dhe punën që kërkohet momentalisht. Rrjedhimisht, situata nuk është e qëndrueshme. Kjo nuk mund të shkoj gjatë kështu. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, pa vonesë. Këtë nuk e them që të largojmë Kurtin e të sjellim dikënd tjetër, edhe pse kjo mund të ndodhë. Por sistemi aktual nuk është funksional dhe i qëndrushem, nevojitet një System Reset.
Momentalisht VV dhe Kurti ka ende mbështetje të madhe dhe kjo nënkupton që mund të dalin të parët në zgjedhjet e prakohshme dhe mund përsëri të jenë pjesë e qeverisë nëse zgjedhin. Puna është që VV dhe Kurti kanë pasur një barë shumë të madhe të qeverisin vet dhe marrin të gjitha barat dhe vendimet vet. Kjo nuk ka funksiouar. Kosova është pa kryeministër aktualisht. Pas zgjedhjeve të reja, patjetër që do të mund të zgjerohet qeverisja dhe Kurti mundet me zgjedh një post më të përshtatshëm për të.
Askush nuk po mendon me gjasë për gjendjen e kryeministrit dhe për torturat dhe dhunimin politik dhe diplomatik që i është bërë atij gjatë viteve të fundit. Izolimin dhe sulmet nga të gjitha anët. Ai as në media nuk shkon më. Asnjë njeri nuk do mund të përballoj këtë dhunë mentale. Ndoshta përgjegjësi duhet të ndahet më gjërë. Sidomos duhet të gjejmë modele dhe metoda ku Kosova shpëton nga gjendja që është dhe e bënë një kthesë një system restore nëse e mundshme që me e rivendosë vendin në binarë ku nuk rrezikohet siguria kombëtare dhe ku problemet e qytetarëve dhe bizneseve adresohen nga qeveria.