Kosova fiton dy medalje në Kupën e Botës në boks

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Liberta Haxholli dhe Donat Syla, nuk u kthyen duarthatë nga Kupa e Botës në boks.

Haxholli dhe Syla, arritën që të fitojnë medaljen e bronztë.

Por, selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili, nuk u shprehen dhe aq të kënaqur me rezultat.

“Në muajin prill na pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni) dhe duhet punuar dhe përgaditur maksimalisht për ketë Kampionat Evropian”, thanë ata.

Kupa Botërore në Boks për të rinjë U18 “Adriatic Pearl” u mbajt në Budva të Malit të Zi nga data 13 mars e deri më 20 Mars 2023.

Të ngjashme