Nëse nuk e keni ditur, në Bullgari ekziston një fshat në Malet Rodope i quajtur “Kosovë”, i cili ndodhet rreth një orë larg Plovdivit dhe dy orë larg Sofias.
Me vetëm tetë banorë të përhershëm, Kosova në Bullgari është një vend mjaft i bukur por shumë i heshtur. Megjithatë, jeta e re duket se po rikthehet në këtë fshat të bukur falë “Shtëpive të Kosovës”, shtëpi këto të përballueshme për vizitorë të cilët dëshirojnë të vijnë aty për t’u relaksuar.
Ky fshat është gjithashtu edhe një portë e përsosur për Malet Rodope – një rajon që shtrihet nga Bullgaria e jugut deri në Greqi dhe që është i mbushur me mrekulli natyrore, fortesa të lashta dhe kuzhinë tradicionale.
Shtëpitë ofrojnë pamje të mahnitshme malore dhe dhoma me dizajn tradicional bullgar, pamje të bukur nga kodrat përreth dhe mëngjes në tavernë komode.
Çmimet e përballueshme e bëjnë Kosovën një portë të lirë për ata që dëshirojnë të eksplorojnë territoret evropiane. Se si duket ky fshat dhe shtëpitë e tij, mund t’i shihni fotot më poshtë: