Kosova humb ndeshjen ndaj Austrisë, tani e pret sfida e vështirë ndaj Italisë

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në hendboll në konkurrencën e femrave.

Vashat tona janë duke na bërë krenar me paraqitjen e tyre ndaj një Kombëtare me kualitet siç është Austria, shkruan lajmi.net.

Që nga fillimi, kosovaret ishin të rrezikshme dhe patën avantazhin.

Austria mundi të barazojë disa herë, por portierja, Njomza Kelmendi ishte fantastike me disa nga pritjet e saj në pjesën e parë.

Rezultati i pjesës së parë, Kosova 12-11 Austria.

Në pjesën e dytë, austriaket barazuan rezultatin në sekondat e para. Prej aty ato thelluan rezultatin dhe mbajtën distancën.

Kosova nuk mundi të rikthejë avantazhin, por tani i pret sfida e vështirë ndaj Italisë.

Rezultati përfundimtar, Kosova 20-26 Austria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme