Kina ka raportuar 28 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre, 21 vijnë nga kryeqyteti.
Pekini ka pasur një goditje të papritur gjatë ditëve të kaluara.
Paraqitja e rasteve në kryeqytet ka çuar në vendosjen e kufizimeve të reja dhe mbylljen e lagjeve të të tëra përsëri. Përhapja e re mendohet të ketë filluar në një treg të madh ushqimesh.
Para shfaqjes së rasteve të reja, Pekini kishte kaluar 57 ditë pa ndonjë rast lokal.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kinë është 84.458. Janë shëruar 79,510 persona dhe kanë vdekur 4,638
Ndërsa në Kosovë dje janë konfirmuar edhe 77 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1833./ge