“Kosova Ideas” realizon 6 projekte në vlerë prej 40 mijë eurosh

| 15 Maj 2017 | 15:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Kosova Ideas” ka mbajtur konferencën lidhur me platformën e re “Crowdfunding kosovaideas.com”, përmes së cilës do të përkrahen 6 projektet e para me 40 000 euro.

Platforma “Crowd foundin Kosovaideas.com” mbështet të gjitha projektet, angazhimet qytetare dhe është platformë e parë që lidh njerëzit me komunitetet e tyre brenda dhe jashtë vendit, si dhe lidh njerëzit në të gjithë globin, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt është realizuar me qëllim që të mbështeten dhe të nxiten të rinjtë për të punuar në Kosovë.

Diana Nokaj koordinatore e projektit “Kosova Ideas”, tha se kjo konferencë po mbahet për nderë të përmbylljes së 6 projekteve që kanë përfunduar me sukses.

“Shpërndarja e fondeve të një projekti është, ku 90 për qind e fondeve shkojnë për realizimin e projektit dhe 10 për qind shkojnë për mbështetjen e platformës ‘Kosova Ideas’…”, tha ajo.

Vllaznim Xhiha, njëri nga themeluesit e “Kosova Ideas” tha se e rëndësishme është qasja e diasporës në projekte dhe kjo është një mundësi e mirë për ta.

Të ngjashme