Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, sot ka ratifikuar e marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës.
Por vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ishte kundër kësaj marrëveshje. Ai votoi kundër, pasi sipas tij, në dokumente është sjell Kosova jo si republikë por me fusnotë.
“Kjo marrëveshje paraqet Kosovën jo si republikë, por me fusnotë. Mendoj që ne duhet t’i shkrijmë këto fusnota të cilat Edita nuk po i shkrinë. Krejt shtetet janë të paraqitura pa fusnotë, ne jemi me fusnotë dhe kjo nuk është aspak e drejt”, ka thënë Kurteshi.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka paraqitur në detaje këtë marrëveshje, e cila buxhetin total e ka dy milionë euro në vit, e që Kosova për këtë marrëveshje paguan në vlerë prej 110 mijë euro në vit.
“ Buxheti total i kësaj marrëveshje është dy milionë euro. Secili shtet veç e veç do të paguaj pjesën e tij në këtë rast, Shqipëria do të paguaj 17.3%, Bonja dhe Hercegovina me 15,4% Kosova me 10.2 që i bije vlera prej 110 mijë euro në vit, Maqedonia më 13.8%, Mali i Zi 4.4% dhe Serbia 38.9% që është edhe pjesa më e madhe. Kjo Zyrë është vendosur të jetë në Tiranë, për arsye të ndryshme”, ka thënë Shala.
Deputetët e tjerë kanë mirëpritur këtë marrëveshje dhe kanë uruar që të ketë sa më shumë zbatueshmëri që të rinjtë të kenë mundësi të paraqesin projektet e tyre dhe të mund të zhvillohen në të ardhmen e tyre.