Berisha: Kujtim Shala ka vendosur të mos jetë në garë për kryetar të LDK-së

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha thotë se është me rëndësi që në LDK të vijë një grup që ka projekt të ri për partinë.

Berisha në “Debat Plus” thotë se për LDK-në shumë ma me rëndësi është projekti se emrat që do ta drejtojnë partinë.

“Nuk duhet të jenë kandidatë ata që janë zgjatim i një projekti të vjetër në LDK. Nuk duhet të jenë kandidatë edhe ata që kanë folur për prekjen e kufijve të vendit”.

Djali i Kolë Berishës, thotë se Avdullah Hoti duhet të jetë pjesë e një ekipi të ri që e drejton LDK-në.

Ai ka folur edhe për figurën e Kujtim Shalës, emri i të cilit vazhdimisht është përfolur për kryetar të LDK-së.

“Sa e di unë Kujtim Shala nuk do të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Kështu ka vendosur ai vetë”.

Berisha ka thënë se barra nuk duhet të bie vetëm mbi kryetarin e LDK-së por në një grup.

Ai thotë se LDK duhet të jetë shembull me një opozitë të ndërtuar mirë.

“Me opozitë populiste ndaj Albin Kurtit, LDK nuk do të fitojë asnjëherë”, deklaroi Visar Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme