Shoqata e Verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, për herë të tretë mban “Forumin e verërave 2018”.
Hamëz Rama tha se “Forumi i verërave 2018”, ka qëllim që të takohen prodhuesit e verës dhe të tjerët. “Këtë vit forumi do të jetë i veçantë, do të ketë edhe pjesëmarrës nga Shqipëria”, i deklaroi ai RTK-së.
Sipas tij në vitin tjetër do të presin edhe pjesëmarrës nga shtetet e tjera. ““Forumi i verërave 2018”, këtë vit do të mbahet në Rahovec dhe në të do të marrin shumë mysafirë vendor e të jashtëm”, theksoi Rama.
Kurse Gazmend Daka, bëri me dije se në Forumin e verërave 2018”, do të prezantohen verërat më cilësore që ka Kosova. “Shoqata e Verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, është e gjithë prodhuesve kosovarë. Ne në vitet e fundit është rritur cilësia e verës. Kemi marrë edhe çmime ndërkombëtare”, deklaroi ai.