Për sa kohë që Federata e Futbollit të Kosovës drejtohet me mentalitetin “fitone lojën, e qitjani vetes çmimin” kurre s’kemi me u kualifiku.
Shumë e kam shijuar lojën e fundit të Kosovës. Vetëmohim i pashoq i krejt ekipit. Më kanë fascinu posaçërisht këta të Ligës së Kosovës. Nuk e kuptova vetem pse u ndalën dhe filluan ta degazhojnë lojën kur e barazuan rezultatin. Nuk e di pse u kënaqen me barazim.
Mandej, çka me dëgju pas përfundimit të lojës. Trajnerin Gliha tuj kallxu që ekipin po ia sendërton një gazetare. Problemi nuk është që është gazetare, pra që është femër. Problemi është që me gjase Gliha nuk është normal.
Vazhdimisht po hezitoj me shkru per Kosovën gjatë kohës kur po luhen lojnat, i frikësuar që mos po ndikoj negativisht, ama shefi i Federatës dhe menaxheri i ekipit janë turpi i Zotit.
Qysh është e mundur që këta palaço, përveç tjerash, u sollën me Zhegrovën në mënyrën qysh u sollën? Këta nuk janë normalë. Do me thanë, e kemi mbajtë Zhegrovën qe nja 5 vjet qashtu qysh e keni mbajtë, kurse tash kur ai është në formen e tij jetësore, vendosëm me i thanë “mos hajde hiç, masi s’po vjen me Izraelin”.
Çka janë more këta fëmijaça?
Kosova ka lojtarë të nivelit ma të lartë evropian, kurse ka trajner dhe shef te federatës qe janë të nivelit “zhgl”. Këta të fundit sillen si do dilera të devizave te paraluftës.
Muriqi, Rrahmani, Rashica, Zhegrova, Aro…. meritojnë tjetër nivel të organizimit, e jo nivel “qitne vetë cifrën”.
A e din keta tyxharë të shekullit të kaluar që bota po folë pa ndërpre për Inteligjencën Artificiale, e këta edhe ma tutje funksionojnë si ne kohën e Azem Bejtës.
Agim Ademi kish deklaru që KISMET në garat e tjera kena me u kualifiku. Po more qysh jo. Mos gabo me mendu me u largu se na han dreqi.
Nuk ia kam inati Shqipërisë, larg asaj, ama këta horrat e Kosovës, duhen me e ditë se secili shqiptar që i mëshon topit me këmbë, kur t’i ka dy oferta: A për Shqipëri a për Kosovë, ka me zgjedhë me shku për Shqipëri, sepse për Shqipëri tash është ma sexy.