Kur je fitues është vështirë ta identifikosh meritorin, kur humbet është me e lehtë sepse secili e bën përgjegjës secilin për rezultatin e dobët.
Siç ka thënë edhe autori i librit “Masa dhe Pushteti” Elias Canetti; “Njerëzit si qenie kanë frikë ta pranojnë rezultatin e dobët” ashtu po ndodh edhe tek ne.
Po, kemi rezultat më të dobët dhe kjo jo për fajin e mosangazhimit të strukturave por për fajin e shumë ndodhive jashtë neve siç është propaganda shumëvjeçare kunder nesh dhe Gjykata Speciale qe kane qen demotivuese per strukturat tona.
Është e pandershme të fajsohet Enver Hoxhaj për rezultatin e dobët kur të gjithë ne i dijmë rrethanat se si u bë puna që ai të jetë në krye të PDK-së, për më tepër mendoj që Enver Hoxhaj ishte kandidati me i mire dhe ne e kishim programin me te mirë.
Thirrjet për dorëheqje të kryesisë janë po aq të pandershme, po e zëmë u dorëhoq kryesia dhe çfarë pastaj….
Po, unë jam që të merret përgjegjësi për rezultatin jo të mirë por kjo nuk nënkupton dorëheqje por nenkupton reflektim per ti korigjuar gabimet, per tu riorganizuar dhe per tu riformësuar si parti, por kjo nuk behet me kerkesa per dorëheqje por me pune te perbashket.
Kosova ka nevoje per PDK-ne sepse siç thotë populli ia din kimetin shtetit se me mund, sakrificë dhe gjakë e ka krijuar, ndryshe nga VV qe punen e shtetit e ka si ne rastin kur femijet i harxhojne paret e babes pa dhimt se nuk i kan fitu vet.
Pra, te kthehemi ne pune t’i sanojme te metat dhe te vazhdojme tutje per rikthim te shpejte.