Kosova ka përmbushur vetëm 10 veprime për reformat në Agjendën Evropiane

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 11:41 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka kërkuar ndërveprim më të mirë ndërinstitucional sa i përket zbatimit të reformave të kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA), raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka uruar për suksesin e arritur me pakon ERA 1, sidomos për atë të sundimit të ligjit.

 “Në Kosovë tash e kemi krijuar një njohuri më të madhe, vetëdijesim më të madh, tash jemi në nivel dhe ajo që na mbetet është se në periudhën që kemi para vetes sa i përket ERA 2 t’i evitojmë ato mangësi që kemi pasë”.

“Të jemi ndërveprues kur veprimi i caktuar parasheh më shumë akterë, të kemi një bashkëpunim më të mirë ndërinstitucional”.

Ministrja e Integrimit Evropian si dhe kryesuese e Këshillit, Dhurata Hoxha, ka sqaruar se janë zbatuar 10 prioritete nga 22 të përcaktuara nga ERA 1.

“Raporti i fundit për ERA 1 na tregon se ne kemi bë një punë të madhe. Janë zbatuar 10 prioritete nga 22 dhe 68 për qind janë zbatuar në përgjithësi”.

“84 veprime janë zbatuar plotësisht, janë veprime që dalin nga ERA 1. 51 veprime janë në zbatim e sipër. Edhe me ligjet dhe pakon e ligjeve të miratuara së fundi në Kuvend kjo përqindje e zbatimit të veprimeve është më e lartë”.

“Në qeverisjen e mirë të sundimit të ligjit me miratimin e Kodit Penal të Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale kemi arrit progres të jashtëzakonshëm”.

“Ndërsa te Era 2, kemi 12 propozimet tona që i kemi miratuar në tetor 2018. Mirëpo në ndërkohë kemi marrë komente shtesë nga komisionari Hahn. ERA 2 pra dokumenti ka 19 prioritete”.

Hoxha tha se kjo pako do të ketë një afat kohor deri në fund të vitit 2020, raporton EO.

“Një afat kohor për këto prioritet, ERA 1 ka pasë afat një vjeçar ndërsa ERA 2 ka afat deri në fund të vitit 2020”.





Të ngjashme