Sot shënohet “Dita Botërore e turizmit”. Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë dhe kjo ditë ka qëllim të rritet vetëdija për turizmin.
Hysen Sogojeva ushtrues detyre udhëheqës i divizionit për turizëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), tha se shifrat zyrtare tregojnë se nuk ka shumë turistë që vizitojnë Kosovën dhe këtu shifrat janë më të mëdha se 200 mijë vizitorë që vijnë në Kosovë, pasi që edhe qindra mijëra turistë vizitojnë edhe Kompleksin “Adem Jasharin”.
““Dita Botërore e turizmit”, këtë vit shënohet në Kosovë. Duhet ne të merremi më shumë me promovim të turizmit, pa investim nuk zhvillohet kjo fushë. Është një lloj industrie e madhe, nëse investohet në këtë fushë mund të angazhohet rini dhe të krijohen vende të reja të punës”, deklaroi ai në RTK.
Sogojeva ka kërkuar që të krijohet Agjencia Kombëtare e Turizmit. Sipas tij ka turistët që vijnë në Ballkan dhe ata vijën në Kosovë për kohë të shkurtër.
“Ka vende të rajonit që subvencionojnë shumë në turizëm”, tha ai.
Sipas tij, Kosova ka shumë bukuri. “Ka shumë turistë që nuk kanë njohuri për bukuritë e Kosovës. Një problem është se për Kosovën ka pasur propagandë dhe kjo ka ndikuar shumë në imazhin e Kosovës”, tha ai.