Reciprociteti i është përmendur Serbisë edhe të martën nga ministrja Edita Tahiri. I ishte përmendur edhe shumë herë më parë, e madje i ishin vënë edhe afate kërcënuese, por një masë e tillë nuk është ndërmarrë deri sot në lidhje me “tabelat prova”, shkruan sot Koha Ditore.
Marrëveshja e 2011-s parashihte si masë kalimtare që për secilin pronar automjetesh që dëshiron, të viheshin në dispozicion targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare.
Por, ndryshe nga marrëveshja, prej atëherë Serbia e ka bërë të detyrueshëm mbulimin e targave RKS me “targa provë” për automjetet që nga Kosova kanë hyrë në territorin e saj. Qeveria e Kosovës e ka toleruar këtë situatë.