“Prishtina ka marrë tashmë nga disa vende përgjigje pozitive ndaj propozimit të saj, por jo edhe nga vendi kryesor i BE-së, Gjermania”, thuhet në artikull, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, thuhet se këtë propozim e ka bërë zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ndërsa, analisti politik Behlul Beqaj ka thënë për Sputnik se negociatat që nuk kanë kufi, nuk çojnë askund.
Por, për Milovan Drecun, kryetarin e Komitetit për Kosovën, kjo kërkesë është mjaftë konfuze dhe është vlerësim i gabuar nga ana e Prishtinës.
Ndër temat që priten të bisedohen, siç parasheh propozimi deri në janarin e vitit të ardhshëm janë: pozita e komunitetit serb në Kosovë, zgjidhja e çështjes së borxheve të përbashkëta, çështja pronësore, anëtarësimi i Kosovës në OKB e të tjera.