Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka vendosur që nxënësit kosovarë t’i nënshtrohet testit ndërkombëtar, të njohur si testi PISA, ka bërë të ditur ministrja Arbërie Nagavaci.
Nagavci ka thënë për Ekonomia Online se presin rezultate reale edhe pse sfidat thotë se kanë qenë të mëdha me pandeminë dhe kanë krijuar çrregullime në sistemin e arsimit.
“Po, këtë vit kemi konfirmuar se do të marrim pjesë në testin pisa. Përgatitjet janë bërë tashmë dhe në shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë. Sfidat nuk do të jenë të vogla, duke marrë parasysh që dy vitet e fundit me pandeminë kanë krijuar çrregullime edhe në sistemin e arsimit”.
“Megjithatë ne presim që nga ana jonë t\i kryejmë të gjitha përgatitjet në nivelin e duhur dhe shpresoj që të kemi rezultate që janë reale”, tha Nagavci.