Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës mund të realizohen fluturimet në arritje edhe me udhëtar që me kushtin që ata të jenë kosovarë.
“Fluturimet mund të realizohen ne arritje EDHE me udhëtarë por që bartin vetëm qytetarët me nënshtetësi Kosovare apo stafin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilët s’kanë pasur mundësi të kthehen në Kosovë për shkak të vendimit paraprak nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ANP-së.
“Megjithatë, këto fluturime duhet të marrin leje speciale (të posaçme) nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës. Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 14 qershor 2020, në rast se nuk ka ndryshime në bazë të rekomandimeve të autoriteteve përkatëse”.