Autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017, njofton Klan Kosova.
“Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës”.
“Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë”.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Jeff Bieley.
Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen të dielën (21 qershor, 2020).