Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë shpallur 57 në kërkim 57 të dyshuar serbë për krime lufte në Kosovë.
Ata, dyshohen se gjatë viteve 1998-1999 kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.
Kërkesat për arrestim ndërkombëtar të tyre janë lëshuar me vendim të gjyqtarëve të procedurës paraprake të EULEX-it dhe gjyqtarëve vendës.
Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Këto të dhëna i ka ofruar për Insajderin, Prokuroria e Shtetit e Kosovës.
Këto raste të hetimeve janë duke u ndërmarrë pas bartjes së lëndëve dhe kompetencave nga prokurorët ndërkombëtarë tek ata vendës.
Prokuroria ka thënë se EULEX-i ka transferuar 50 raste të krimeve të luftës.
Këta prokurorë deri tash kanë ngritur vetëm dy aktakuza, kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Njëri prej tyre është Fatmir Limaj.
“Gjithsej 50 raste janë të transferuara nga EULEX-i tek prokurorët vendorë. Prej tyre, të arkivuara janë dy raste me dy persona, të pezulluara janë njëzetë 20 raste me 112 persona”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurori.
Ai ka bërë të ditur se dymbëdhjetë raste me dyzetepesë persona janë në fazën preliminare të hetimeve. Ndërkaq, hetimet janë pushuar në 13 raste me nëntëmbëdhjetë persona të dyshuar.
Prokuroria Speciale ka nxjerr vendim për fillim të hetimeve në pesë raste, kundër njëzetepesë personave.
Prokuroria ka thënë se po kërkon që të ndalohen 57 të dyshuar për krime lufte.
“Kundër pesëdhjeteshtatë të pandehurve janë lëshuar letër rreshtimet”, ka thënë Lutfiu.
Letër rreshtimet ndërkombëtare obligojnë secilin shtet që nëse takojnë këta të dyshuar, t’i ndalojnë dhe t’i njoftojnë autoritetet kosovare, të cilat pastaj fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë.