Kombëtarja e Kosovës me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta luajë ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Përballë do ta ketë Lituaninë.
Tashmë janë bërë edhe përgatitjet e fundit para nisjes së këtij takimit.
“Dardanët” kanë publikuar edhe pamje nga këto përgatitje.
“Jemi gati”, thuhet në postimin e publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Djelmoshat e udhëhequr nga Franco Foda, do të hyjnë në fushë pa e ditur vendimin e UEFA-s lidhur me ndeshjen me Rumaninë.
Të premten e kaluar, futbollistët e Kosovës u detyruan të dalin nga fusha pas thirrjeve raciste nga tifozët rumunë “Serbia, Serbia”.
Kështu kapiteni Amir Rrahmani, iu tha lojtarëve të dilnin nga fusha.
“Dardanët” në shenjë proteste nuk u kthyen as ta mbyllnin ndeshjen.