Kosova mbyll sërish institucione të Serbisë

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur disa institucione që funksiononin sipas sistemit serb në komunat me shumicë serbe, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Bëhet fjalë për Fondin e Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin Kombëtar të Punësimit, Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore si dhe Ndërmarrjen Publike Komunale në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka asistuar në rikthimin e objekteve komunale dhe ka hapur një rast penal për falsifikim dokumentesh, pas konsultimeve me prokurorinë. Institucionet e mbyllura konsiderohen të paligjshme nga autoritetet kosovare, pasi operonin jashtë sistemit shtetëror të Kosovës.

Komunës në Shtërpcë i është dhënë afat njëjavor për lirimin e hapësirave të uzurpuara.

Të ngjashme