Sonte zhvillohet ballafaqimi mes Spanjës dhe Kosovës. Spanja dhe Kosova takohen sonte në La Cartuja me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022. Në këtë ndeshje nuk do të luajë mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, i cili është dëmtuar pas ndeshjes me Lituaninë. Mungesën e tij në ndeshjen e […]
Kosova me një mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Spanjës

Sonte zhvillohet ballafaqimi mes Spanjës dhe Kosovës.
Spanja dhe Kosova takohen sonte në La Cartuja me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.
Në këtë ndeshje nuk do të luajë mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, i cili është dëmtuar pas ndeshjes me Lituaninë.
Mungesën e tij në ndeshjen e sotme ndaj Spanjës e ka konfirmuar drejtori i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti për Klan Kosova.
Berisha mungoi edhe në duelin e fundit ndaj Suedisë, të cilin Kosova e humbi me rezultatin 0:3.











