Qeveria e ka miratuar Draftin e Strategjisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, tha se kjo Strategji është përcaktuar duke pasur për bazë interesat shtetërore.
Sipas tij, pos të tjera strategjia synon edhe pjesëmarrjen në operacion ndërkombëtare si dhe avancimin e bashkëpunimit me NATO-n.
“Pas miratimit të strategjisë në tetor, MM ka hartuar Strategjinë e mbrojtjes. Në këtë dokument caktohen objektivat kryesore, siç janë mbrojta, sovraniteti dhe integriteti territorial të vendit, modernizimi dhe avancimi i kapaciteteve ushtarake, zgjerimi i bashkëpunimit bilateral, anëtarësimi në organizata dhe pjesëmarrja në operacion ndërkombëtare si dhe avancimi i bashkëpunimit me NATO. Objektivat janë vendosur duke u bazuar në interesat shtetërore”.