Delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për Turqi për të marrë pjesë në kampionatin Ballkanik për grupmoshat U21.
Kampionati i 44-të Ballkanik në Ping-Pong për Seniorë U21 do të mbahet nga 01 deri më 05 gusht 2018, në “Mimar Sinan Sport Hall” të Edirne të Turqisë.
Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:
Lojtarë: Alma Mehmeti, Edona Shabani, Shega Hashani, Fatih Karabaxhaku, Donat Sinani dhe Kreshnik Mahmuti
Trajnerë: Yll Bislimi dhe Yll Maloku
Refer: Eroll Karabaxhaku
Delegat: Nehat Çitaku
Kampionati Ballkanik do të organizohet në të gjitha disiplinat, në garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe në çifte te përziera, ndërsa pjesëmarrëse janë 11 shtete.