Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, ka shfaqur shqetësimin e tij se korrupsioni i cili ka prekur shumë vende të botës po financon krimin e organizuar dhe terrorizmin në botë.
O’Connell deklaroi se pushtetarët me integritet të lartë mund të rezistojnë këtij fenomeni dhe te jenë shembull për gjeneratat e reja.
“Korrupsioni ka prekur shumë vende, por ai është shndërruar në financim të krimit të organizuar dhe terrorizimit në botë. Ky është kërcënim global. Pushtetarët me integritet të fortë mund të mbesin të paprekur dhe i rezistojnë këtij fenomeni. Këta pushtetarë duhet të jenë shembull për të rinjtë”.
LEXO Edhe: Apostolova kërkon që zyrtarët e akuzuar për korrupsion të largohen nga institucionet
Ambasadori britanik ka kërkuar nga qeveritë e Ballkanit që të respektojnë zotimet që kanë marrë përsipër në Samitin e Londrës në maj të këtij viti, për luftimin e korrupsionit. Sipas tij duhet të ndërmerren hapa konkret dhe jo që zotimet të mbesin vetëm në letër.
“Në Samitin e Londrës qeveritë e Ballkanit kanë nënshkruar zotimet për luftë kundër korrupsionit. Është e rëndësisë vitale të mos mbeten në letër, por të ketë hapa konkret. Mirëpres përkrahjen sot nga Presidenti për punën e prokurorëve. Por edhe gjyqtarët kanë përgjegjësinë e tyre. Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të mbetet në kufijtë e shteteve, ato duhet të bashkëpunojnë. Le të shërbejë kjo konferencë si përgjigje rajonale ndaj korrupsionit.
LEXO Edhe: Thaçi: UÇK-ja s’ka pasë më shumë se 15 mijë ushtarë, të hetohet ky mashtrim
Ai deklaroi se Britania përkrah fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, sepse sipas tij do të ishte interes i të gjithëve.
Ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet, përmendi dy nga arsyet pse Kosova sipas tij nuk ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit.
“Është një mjedis që është i prirur për korrupsion, përfshirë legjislacioni joadekuat dhe kualifikim jo i mirë i nëpunësve civile, rrogat e vogla në sistemin publik.”
“Arsyeja e dyte ka të bëjë me mungesën e përkrahjes për policinë dhe gjyqtarët për t’u siguruar atyre pavarësi në punën e tyre. Qytetarët e dënojnë korrupsionin, por nuk ka ndonjë dëshmi të fuqishme për luftën kundër korrupsionit.”
Ai ka vlerësuar se nuk janë të korruptuar të gjithë zyrtarët publik, derisa ka kërkuar që të mbrohet reputacioni i zyrtarëve të ndershëm duke i larguar të korruptuarit.
“Do te nevojitet kohë, por meqë ka përparime spektakolare në rajon, që ka filluar në Rumani. S’po them që gjithë zyrtarët e lartë janë të korruptuar. Është me rëndësi të mbrohet reputacioni i zyrtarëve të ndershëm duke mënjanuar mollët e kalbura. Jam duke përcjellë procesin e vetingut dhe pres përparim në luftën kundër korrupsionit.”
Ambasadori Italian, Piero Cristoforo Sardi, u shpreh se lufta kundër korrupsionit është përpjekje për zbatimin e ligjit.
Sipas tij nevojiten përpjekje afatgjate për të luftuar korrupsionin, fillimisht në vetëdijesimin e qytetarëve.
LEXO Edhe: Shumë zyrtarë të Kosovës kanë pasuri jashtë vendit
“Korrupsioni është vepër penale e rëndë siç theksohet nga e drejta ndërkombëtare, kostoja ekonomike e korrupsionit sepse nuk është vetëm vepër penale, por korrupsioni shpërblen ata që shkelin rregullat ne vend ata që respektojnë rregullat e tregut dhe ekonomisë.
“Lufta kundër korrupsionit kërkon përpjekje afatgjate së pari lidhur me vetëdijesimin. Ka ndikime shumë të dëmshme, ekzistojnë ndikime të drejtpërdrejta dhe te tërthorta. Ndikim negativ mund tw jetë ndikimi i tërthortë kur nuk është humbje direkte, por pengohen ndikimet pozitive”.