Kosova mund të paguajë mbi 364 mijë Euro për Enver Sekiraqën

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 14:06 | Nga

Nëse Gjykata e Apelit konfirmon dënimin prej 37 vjetësh burgim, Enver Sekiraqa mund t’i kushtojë mbi 364 mijë euro buxhetit të Kosovës.

Mbajtja në burg e Enver Sekriraqës për aq sa është dënuar në shkallën e parë buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kushtojë mbi 364 mijë euro.

Në një intervistë para disa javësh për emisionin “Jeta në Kosovë”, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, kishte nënvizuar se Ministria e Drejtësisë paguan rreth 27 euro në ditë për trajtimin e një të burgosuri.

I dënuar me 37 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa do qëndrojë në burg afërsisht 13,500 ditë.

Nëse llogariten shpenzimet prej 27 eurosh në ditë, atëherë del se Enver Sekiraqa buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë rreth 364 mijë euro.

Pas disa vitesh në arrati Enver Sekiraqa është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim. Pas ankesës, lënda e tij ndodhet në Gjykatën e Apelit.

Procesi gjyqësor në këtë Gjykatë për Sekiraqën ende nuk ka filluar. (Kallxo.com)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme