Kosova ka zënë vend në listën e Lonely Planet – botuesit më të madh të librave të udhëtimeve nëpër botë. Ekspertët e tyre kanë udhëtar në çdo cep të Evropës për të kërkuar vende atraktive që duhet vizituar në vitin 2018 – një prej tyre edhe Kosova, konkretisht qyteti i Prizrenit.
“E përmendur si një vend i skajshëm, Kosova e vogël, ndodhet mes dy vargmaleve në zemër të Ballkanit, e që disi ka qëndruar poshtë radarit të shumë udhëtarëve. Por që ky vend që ka festuar dhjetëvjetorin e pavarësisë në 2018 duket se po ndryshon”, thuhet në përshkrimin për Kosovën.
“Kombi i dytë më i ri në botë, mburret me popullsinë mesatare më të re në Evropë, ku kjo nxit zhvillimin e saj. Pjesa kosovare e Ballkanit që përfshirë edhe Alpet Dinarike shfaqin peizazhin më një efekt dramatik. Shumë adhurues të filmave çdo verë grumbullohen në Dokufest, një festival i mirënjohur në qytetin që njihet prej Epokës së Perandorisë Osmane, Prizrenin. Dhe kur shëtitjet dhe filmat përfundojnë, Rahoveci bën ftesë me dhjetëra vreshta.
Në këtë listë me dhjete vende zë vend edhe Shqipëria – Tirana.
Por kjo është lista e plotë e vendeve që sipas Lonely Planet evropianët duhet t’i vizitojnë sivjet:
1. Emilia – Romagna, Itali
2. Cantabria, Spanjë
3. Friesland, Holandë
4. Prizren, Kosovë
5. Provence, Francë
6. Dundee, Skotlandë
7. Small Cyclades, Greqi
8. Vilhinus, Lituani
9. Vipava Valley, Slloveni
10. Tirana, Shqipëri