Kosova nga ylli në dele të zezë

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 08:30 | Nga Shenoll Muharremi

Si humbja e mbështetjes amerikane po kthehet në një dështim diplomatik.

Sot Departamenti i Shtetit e paska kritiku përsëri Kosovën “nuk e keni koordinuar veprimin në veri”. Çka po ndodhë kështu me pozitën e Kosovës tek SHBA dhe si ndodhi nga një fëmijë i saj i preferuar Kosova po bëhet një ‘vend rrugaq’ për diplomacinë e SHBA-së. Kushtëzimet dhe qortimet po intensifikohen secilën ditë e më shumë.

Qeveria e Kosovës luftën diplomatike e sidomos atë me negociata në Bruksel dhe me Serbinë nuk e ka humbur në tavoinë por në Washington DC. Kosova nga një vend favorit i SHBA-së u kthy në një vend të izoluar. Edhe më keq, në një vend dhe qeveri të sankcionuar. Nga një yll, në vrimë apo dele të zezë. Pse ndodhi kjo?

Arsye kryesore është keqkuptimi i qeverisë së Kosovës se si funksionon administrata dhe diplomacia e SHBA-së. Amerika është shtet kapitalist i tej fokusuar në ekonomi të tregut. Sektori privat është lider dhe kryesori për politik-bërje dhe vendim-marrje. Diplomacia e SHBA nuk bënë përjashtim këtu.

Ku gaboj Qeveria e Kosovës? Prejse ka ardhur në pushtet, ajo nuk ka vazhduar kontratat me firmat prestigjioze të lobimit dhe avokimit në SHBA. Kjo me një arsye banale që “nuk do korrupcion me kontrata të tilla”. Po ti bëje pa korrupcion, se në dorë e ke prokurimin, mos e ndalo procesin. Ne fakt, qeveria ka shkuar aq larg në injorancë saqë e ka bërë një kontratë të vogël 75k thujase identike sikurse ajo kontrata e Spanjës.

Në anën tjetër Serbia, e cila për dekada ishte në pozitë të keqe, e kopjoj strategjinë diplomatike të Kosovës dhe i nënshkroj disa kontrata të vëlefshme dhe e dërgoj personat më të lartë të shtetit në Washington DC. Sikurse të shiqonte totalisht nga libri dhe udhëzuesi i Kosovës, e kopjoj këtë strategji 100%… dhe pati sukses të jashtëzakonshëm.

Tash në disa grupe në Kosovë të afërta me qeverinë aktuale po vajtohet se emisarët e SHBA-së janë ‘pro-serb’… por a e keni parë që emisarët e Ballkanit po ndryshojnë e pozicoinet e DASH po mbesin të njejta? Kjo nënkupton që tashmë pozicionin zyrtar i SHBA-së ndaj Kosovës ka përsuar ndryshume.

Kjo ka ndodhur për shkak shkak të injorancës dhe keqkuptimit të qeverisë së Kosovës dhe strategjisë së dështuar me Washinton DC. Serbia tashmë ka krijuar një avantazh saqë edhe nëse sot kishim inverstuar 100 milion në firmat më të mira të lobimit do të nevojiteshin ndoshta 5-10 vite me ndryshuar gjendjen e pafavorshme që Kosova ka.

Këtu e fajsoj qeverinë e Kosovës e cila e ka ndryshuar metodën e cila funksiononte shumë mirë me vite dhe e kupton diplomacinë sikur dicka statike apo njëfar lloj të drejte ndërkombëtare e jo si interesa dinamike mes shteteve dhe akterëve joshtetor të ndikuara thelbësisht nga grupet e interesit me fokus tek korporatat dhe lobistët. Ky është një dështim i madh dhe një dëm afatgjatë që do të kërkoj shumë mund e investim për të u rikuperuar.

Të ngjashme