Kombëtarja e Kosovës në futboll është ngjitur në vendin 121-të me 1149 pikë në muajin qershor duke u ngjitur 6 pozita më lartë se renditja e kaluar, me një kërcim më të lartë në rajon pas suksesit në eliminatoret e EURO 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave në ueb faqen e FIFA-s, Shqipëria radhitet e 66-ta, Kosova 121-ta dhe Maqedonia e Veriut 73-ta. Turqia është në vendin e 37-të.
Për sa u përket vendeve të rajonit, Kroacia është përfaqësuesja e renditur më së larti, më saktësisht në vendin e gjashtë, Serbia ndodhet në pozitën e 34-të, Bosnjë e Hercegovina në vendin e 39-të, ndërsa Mali i Zi mban pozitën e 53-të.
Renditja e rradhës do të bëhet e ditur më 25 korrik. Sipas renditjes 10 vendet e para janë kështu:
Belgjika mbetet e para (1.746) dhe ndiqet nga Franca (1.718), Brazili (1.681), Anglia (1.652), Portugalia (1.631), Kroacia (1.625), Spanja (1.617) Uruguaji (1.615), Zvicra (1.605 ) dhe Danimarka (1.589)